“Qatar 2022”, super Lionel Messi dërgon Argjentinën në finale (VIDEO)

Lionel Messi ka shkëlqyer edhe njëherë tjetër, duke ndihmuar Argjentinën e tij që të prek finalen e madhe  të Kupës së Botës, që po mbahet në Katar, shkruan “infOSport.mk”.

Argjentina me të në skuadër mundi sonte Kroacinë me rezultatin 3:0 në gjysmëfinalen e parë të këtij Botërori, duke u mohuar kroatëve finalen e dytë me rradhë në kuadër të Kupave të Botës.

Në finalen e madhe, Argjentina do të mirëpet fituesin nga përballja, Francë-Maroku.

Ndryshe, ishte pikërisht Messi që hapi serinë e golave në këtë ndeshje, duke shënuar nga pika e bardhë në minutën e 34-të, ndërsa 5 minuta më pas sulmuesi i Mancester Sitit, Hulian Alvarez, pas një solo depërtimi arriti që edhe për herë të dytë të mposhtë portierin Livakovic.

Shkëlqimi i Messit solli edhe golin e tretë, që erdhi në minutën e 69-të. Pleshti mjaft mirë depërtoi nga e djathta, duke kaluar në duelin një ndaj një, mbrojtësin kroat Gvardiol dhe më pas për të dhënë asistin e artë për Alvarez, që realizoi golin e dytë personal në ato momente dhe të katërtin në kuadër të këtij Botërori. Një gol më shumë se sulmuesi i Sitit, ka Lionel Messi, i cili sonte u barazua me Kylian Mbappe, kur janë në pyetje golashënuesit më të mirë në kuadër të “Qatar 2022”. (infOSport.mk)

Leave a Reply