E paralajmëruam dje, sot bëhet zyrtare. Besar Iseni veshë fanellën e Ferizajit

Besar Iseni edhe zyrtarisht karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në futbollin kosovar, duke nënshkruar me ekipin e Ferizajit.

Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që gjatë ditës së djeshme, ndërsa ky lajm sot u zyrtarizua edhe nga ana e drejtuesve të skuadrës kosovare, që shprehën të kënaqur me angazhimin e futbollistit shkupjan.

Iseni është një mesfushor me tipare organizative dhe me një eksperiencë të jashtëzakonshme në futbollin tonë vendor, ashtu që do të jetë arma e fortë e skuadrës së Ferizajit në sezonin pranveror, ku kjo skuadër do të luftojë për mbijetesë.

Kujtojmë, Iseni së fundmi ishte pjesë Egnatias në Superligën e Shqipërisë, ndërsa në futbollin tonë vendor ka luajtur për dy skuadrat nga kryeqendra, FC Shkupin dhe Vardarin. (infOSport.mk)

Leave a Reply