Rrahmani rinovon me Napolin, ja shifrat e reja!

Amir Rrahmani është shumë pranë rinovimit të kontratës me klubin e tij aktual, Napoli. Siç raporton “Sky Italia”, drejtuesit e skuadrës “napolitane” duhet ta zyrtarizojnë kontratën e re të futbollistit kosovar që në javën e ardhshme.

Kontrata aktuale e Rrahmanit me Napolin është valide deri në vitin 2024, megjithatë paraqitjet e tij gjithnjë e më bindëse kanë shtyrë presidentin De Laurentis të rinovojë deri në vitin 2027 me shifra të reja.

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, te Napoli pritet të përfitojë një rritje rroge. Aktualisht qendërmbrojtësi shqiptarë fiton 1.8 mln euro në sezon, ndërsa me kontratën e re, kjo pagë vjetore e tij pritet që të shkojë deri në 2.2 mln euro.

Një rritje e bukur dhe e merituar për qendërmbrojtësin shqiptarë nga Kosova, i cili skuadrës së Napolit iu bashkua gjatë vitit 2020 nga rradhët e Hellas Verona.

Leave a Reply