Tirana ndanë rrugët me nigerianin 26-vjeçar

Lukman Hussein nuk do të jetë më pjesë e Tiranës. 26-vjeçari nga Nigeria në këtë mënyrë largohet nga ekipi “bardheblu” vetëm pas 6 muajve.

Edhe pse erdhi me shumë bujë nga radhët e Kastriotit, nigeriani nuk ka mundur të marrë dot minutat e dëshiruara nën urdhërat e Orges Shehit, pasi konkurrenca e madhe ka bërë të vetën.

Tashmë 26-vjeçari do të jetë në kërkim të një aventure të re pas largimit nga kampionët në fuqi të Shqipërisë, që me siguri se do të ndërhyjnë në merkato dhe do të plotësojnë vendin e lënë bosh nga nigeriani në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Leave a Reply