Atl. Madridi rikthehet te fitorja (VIDEO)

Atletiko Madridi shumë shpejtë ka harruar disfatën nga Barcelona, teksa sot në kuadër të javës së 28-të në La Liga mundi Selta Vigon me reuzltatin 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Antuan Griezman në minutën e 44-të shënoi një super gol, ndërsa në minutën e 56-ta dha një asist të mrrekullueshëm për Vitolon, i cili në ato momente shënoi për 2:0. Nnuk vonoi shumë dhe vetëm 7 minuta më pas Anhel Korea vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit, Atletiko Madridi 3, Selta Vigo 0.

Futbollistët nga “Balaidos” nuk luajtën aq dobët në këtë takim, por i humbën rastet e tyre për gol.  Me këtë fitore skuadra e Diego Simeones sërish është vetëm 8 pikë mbrapa Barcelonës, teksa ka 7 pikë më shumë se Reali i Madridit që ndodhet në pozitën e tretë.

Leave a Reply