Bufon nuk mundi ti mbajë lotët për Astorin

Portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon sot në ndeshjen ndaj Udinezes ishte në stol, ndërsa në momentin e rikujtimit të Davide Astorit, nuk mundi ti mbajë dot lotët e tij, njofton “infOSport.mk”.

Si në çdo ndeshje të kësaj jave në “Serie A”, ashtu edhe në ndeshjen në “Juventus Stadium” me një minutë heshtje u rikujtua kapiteni i Fiorentinës, i cili ditë më parë ndërroi jetë në dhomën e hotelit ku skuadra ishte vendosur në prag të ndeshjes së javës së kaluar kundër Udinezes.

Në fund të takimit, Juve shënoi fitore me rezultatin 2:0 ndaj Udinezes, falë “dopietës” së shënuar nga argjentinasi, Paolo Dybala.

Leave a Reply