Talenti nga Nerashti, Arti Selmani së shpejti pjesë e U16 të Shqipërisë

Pollogu çdoherë ka nxjerrë talentë të futbollit, ndërsa rasti më i freskët është edhe ai me të riun nga Nerashti i Tetovës, Arti Selmani.

Falë cilësive që posedon ky super talent, i cili aktualisht është pjesë e Shkëndijës së Tetovës, së fundmi në adresë të tij erdhi edhe ftesa nga  Federata Shqiptare e Futbollit e cila në kuadër të seleksionimeve të planifikuara nga Departamenti i Ekipeve Kombëtare të FSHF-së, të shtunën (14 janar)në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz organizoi ndeshje për selektim të futbollistëve të rinjë që kanë spikatur me skuadrat e tyre gjatë këtij sezoni.

Hapësirat e tij i gjeti edhe Arti Selmani që mori thirrje nga ky sektor i FSHF-së për tu testuar nga Kombëtarja U16 e Shqipërisë.

Paraqitja e Arti Selmanit ishte tejet pozitive, duke u dalluar me lojë shumë të mirë dhe sipas përshtypjeve të para nga organizatorët e selektimit, me performansë e treguar pritet që në të ardhmen ai të merr ftesë nga Kombëtarja U16 e Shqipërisë, që udhëhiqet nga Sulejman Mema.

Leave a Reply