Muriqi dhuron 15 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Ish futbollisti i Fenerbahçes, kosovari, Vedat Muriqi, është solidarizuar me popullin turk dhe sirian, pas tërmeteve vdekjëprurëse në këto dy vende.

Muriqi ka dhuruar 15,000 euro donacion për të prekurit nga ky tërmet.

Muriqi, i cili për disa vite ishte një ndër futbollistët më të mirë në Superligën e Turqisë, iu ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.

“Dhimbja që përjetojmë është e papërshkrueshme. Lutjet e mia, zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti… Shërim sa më të shpejtë për të gjithë. Zoti i mëshiroftë ata që humbën jetën, të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.”, shkroi ai një ditë më parë në rrjetin social “Twitter”.

Leave a Reply