Skandali i rradhës i ARSM-së kur është në pyetje ndarja e vauçerëve!

Si çdo vit, edhe këtë vit Agjencia për Rini dhe Sport ka bërë ndarjen e vauçerëve, e që sërish nuk ka kaluar pa kritika.

Në publikimin e listës nga ky agjencion, sërish më shumë që do të përfitojë është Federata e hendbollit në vendin tonë, e cila do të merr 14 milionë denarë, përderisa ajo e futbollit mbetet sërish “duar boshë”.

Kjo është njëra nga skandalet që vazhdon vit për viti nga Agjencia për Rini dhe Sport, të cilët nuk ndajnë vauçerë për Federaten e Futbollit të Maqedonisë, njëherit i vetmi institucion sportiv që me mjaft sukses udhëhiqet nga shqiptari, Muhamed Sejdini.

Pas Federatës së Hendbollit, më së shumti që ka përfituar nga ARSM, është Federata e Basketbollit, që do të marrë 12.3 milionë denarë, ndërsa e treta është federata e volejbollit me 10.8 milionë denarë.

Skandali vazhdon me ndarjen e vauçereve edhe tek klubet, aty ku kampioni në fuqi në futboll, FC Shkupi do të përfitojë 11.5 milionë denarë, po aq sa Shkëndija, përderisa ARSM ka vlerësuar se dy klubet e hendbollit Vardari dhe Pelisteri duhet të marrin më shumë se kampioni në futboll, kryesisht nga 17 dhe 15.5 milionë denarë.

Gjithashtu më shumë se klubet e futbollit është vlerësuar edhe MZT Skopje e basketbollit me 13 milionë denarë.

Agjencia për Rini dhe Sport nuk ka bërë ndonjë sqarim se pas cilëve kritere ka vlerësuar ndarjen e vauçerëve, ndërsa nga opinioni sportiv ka marrë kritika dhe reagime të mëdha.

Leave a Reply