Napoli i Rrahmanit dhe Elifit me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Napoli nuk ka të ndalur edhe në ndeshjet europiane. Pas shkëlqimit në “Serie A”, skuadra e Spalletit ka shkëlqyer edhe sonte në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, duke mundur në transfertë Ajntrahtin e Frankfurtit me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Ky rezultat mund të ishte edhe më i thellë, në rast se gjeorgjiani Kvaratskhelia në minutën e 36-të shënonte nga pika e bardhë.

Nuk vonoi shumë dhe 4 minuta më pas Osimhen shfrytëzoi pasimin e Lozanos, duke kalluar në avantazh Napolin, që dominoi ndeshjen.

Në pjesën e dytë, Napoli realizoi edhe një gol tjetër, këtë herë me anë të Di Lorencos, i cili ishte i saktë në minutën e 65-të, duke vendosur njëherit edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi.

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani edhe njëherë tjetër luajti për 90-të minuta, ndërkohë shkupjani Elif Elmas në lojë u inkuadrua në minutën e 80-të, ndërsa vetëm 3 minuta më pas u ndëshkua me të verdhë.

Ndeshja e kthimit midis Napolit dhe Ajntrahtit të Frankfurtit në stadiumin “Diego Armando Maradona” në Napoli në program është pas tre javësh. (infOSport.mk)

Leave a Reply