Real Madridi me dy mungesa të rëndësishme në mesfushë sonte kundër Liverpullit!

Toni Kroos dhe Tuçameni nuk janë përfshirë në listën e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Karlo Ançeloti për ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Liverpullit.

Mesfushori gjerman mungoi në fitoren 4:0 të mërkurën e shkuar ndaj Elçes, por edhe në fitoren e së shtunës kundër Osasunës për shkaqe shëndetësore, ndërkohë që mesfushori francez është gjithashtu jashtë skuadrës për shkak të një gjendjeje gripale.

Megjithatë, Karim Benzema pritet të rikthehet pas mungesës në fundjavë. Sulmuesi ka vuajtur të gjejë formën më të mirë fizike pas dëmtimit muskulor që pësoi në prag të Kupës së Botës, pavarësisht se ai shënoi dy herë ndaj Elçes, ndërsa u zëvendësua në fund të pjesës së parë dhe pastaj u la jashtë ndeshjes me Osasunën.

Leave a Reply