Konfirmohet dëmtimi i Neymarit, ja sa javë do të mungojë braziliani

Ndrydhja e kyçit të këmbës së djathtë në përballjen ndaj Lilës do të rezultonte fatale për Neymarin sipas mediave vendëse.

Francezja “Le Parisien” ka dalë me njoftim se sulmuesi 30-vjeçar do të mungojë të paktën për një periudhë 3-javore, çka do të thotë se dueli ndaj Bajernit të Munihut, e vlefshme për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve është kapitull i mbyllur.

Nëse njoftimi do të rezultonte i vërtetë, kjo do të ishte goditje e fortë në kampi parisien, pasi braziliani mbart peshë specifike në skemat e trajnerit, Christof Galttie.

Është fakt se futbollisti në fjalë që kur ka zbarkuar në Paris e ka ndjekur fati i keq në Ligën e Kampionëve, si rezultat i dëmtimeve në momente kur ekipi ka pasur më shumë nevojë për ndihmën e tij, e tillë mund të konsiderohet edhe situata aktuale.

Gjithashtu Nejmar do t’i shikojë shokët në aksion edhe në duelet ndaj Marsejës dhe Nantes në “Ligue 1”, para se të nisen drejt Munihut për të zhvilluar ndeshjen kthyese. Kujtojmë në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Parkun e Princërve”, PSZh-ja pësoi disfatë minimale 1:0 nga skuadra kampione e Gjermanisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply