Jane Nikolloski merr postin e drejtorit te FC Shkupi!

Ish portieri legjendar, Jane Nikolloski, pjesë e asaj gjenerate të artë të ish Slloga Jugomagnatit, tashmë FC Shkupit, është rikthyer te skuadra nga Çairi sërish, këtë herë në postin e drejtorit, njofton “infOSport.mk”.

Nikolloski ishte pjesë e asaj gjenerate të artë nga viti 1999 deri në vitin 2001, që më pas të rikthehej edhe në sezonin 2003/2004 për herë të fundit.

Ai me rolin e tij të ri te FC Shkupi do të ndihmojë në pjesën sportive, ndërsa aty do të rigjejë edhe ish bashkëlojtarët nga reprezentacioni i Maqedonisë dhe ish Slloga Jugomagnatit, Goce Sedlloskin dhe Arben Nuhiun, që luajnë rolin e trajnerit, gjegjësisht ndihmës trajnerit te skuadra nga Çairi.

Kujtojmë, FC Shkupi ndodhet aktualisht në pozitën e dytë në renditjen tabelare dhe deri në fund do të luftojë për titullin e kampionit, që e kishte fituar për herë të parë edicionin e kaluar, edhe atë pas plotë 21 viteve.

Leave a Reply