Pas aventurës me Shqipërinë, Edi Reja merr drejtimin e skuadrës sllovene!

Trajneri i njohur italian, Eduardo Reja ka marrë drejtimin e skuadrës sllovene të ND Gorica, ka njoftuar klubi slloven.

Reja në postin e trajnerit te kjo skuadër do të pasojë Miran Srebrnic, i cili u shkarkua pas një sërë rezultatesh të këqija.

ND Gorica është aktualisht në vendin e fundit (10), me 15 pikë, tre pikë më pak se pozita e nëntë që të çon në “play-off” për të qëndruar në ligë, ndërsa zona e sigurisë është katër pikë larg.

Gjatë karrierës së tij të gjatë si trajner, Reja drejtoi klube të shumta, duke përfshirë Hajdukun, Lacion, Napolin, Kaljarin, Atalantan dhe Torinon.

Për herë të fundit Reja drejtoi Kombëtaren Shqiptare, të cilën e drejtoi nga prilli  I vitit 2019-të, deri nëntorin e vitit të kaluar.

Leave a Reply