Reshat Ramadani zgjedh midis Shqipërisë dhe Maqedonisë!

Reshat Ramadani para dy ditësh bëri një lëvizje të bujshme, duke u transferuar te Dinamo e Kievit. Ish futbollisti i Shkëndijës në këtë mënyrë realizoi një ëndërr, për tu transferuar jashtë vendit që në moshën 19-vjeçare, ndërsa kjo lëvizje njëkohësisht bëri edhe bujë, sidomos tek mediat nga Shqipëria, që Ramadanin e shohin si pjesë të kombëtares shqiptare.

Sipas asaj që mëson “Panorama Sport”, Ramadani është në kontakte me FSHF-në, për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi në ndeshjet e Kombëtares. Ai është pajisur me pasaportë shqiptare dhe pritet të jetë kalimi më i fundit në radhët e shpresave “kuqezi”.

Ndërkohë informacionet tona flasin se Reshat Ramadani do të vazhdojë të mbetet pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë, pasi tek ai nga Federata e Futbollit në vend shohin një lider të së ardhmes.

Reshati aktualisht është pjesë e shpresave të Maqedonisë, për të cilët ka luajtur në 3 ndeshje zyrtare, ndërsa me transferimin e tij te gjigandët ukrainas të Dinamo Kiev, shumë shpejtë i njëjti pritet të rekomandohet edhe te përfaqësuesja A e Maqedonisë, që udhëhiqet nga Bllagoja Milevski, një strateg ky i njohur për punën dhe dëshirën për të punuar me futbollistë të rinj. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply