E shtuna sjellë dy ndeshje nga elita, kampionët e FC Shkupit mirëpresin Ak.Pandevin

E shtuna në futbollin vendor, përveç ndeshjeve të zakonshme në Ligën e Dytë, do të na sjellë edhe dy ndeshje nga elita, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione e FC Shkupit për herë të fundit si vendas në Kërçova gjatë këtij edicioni do të luaj kundër Akademia Pandevit, ndërkohë përballja midis dy skuadrave shkupjane, Rabotniçkit në këtë rast si nikoqir dhe Skopjes si mysafir, do të zhvillohet në Veles.

NDESHJET TJERA – Shkëndija e Tetovës pas fitores minimale në shtëpi ndaj Pobedës, këtë xhiro do të jetë mysafire e Bregallnicës në Shtip, Makedonija Gj.P e Muharem Bajramit ka rastin për t’iu hakmarë Tikveshit për atë disfatë turpëruese  në Kavadar, kur ishin mundur me rezultatin 4:0, derisa në ndeshjen e fundit Pobeda në Prilep do të mirëpret Sileksin.

Java e 21-të të lirë e sheh liderin aktual, Struga Trim Lum, që në mesjavë do të jetë nikoqir i FC Shkupit. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 21

FC Shkupi 04.03 (14:00) Ak.Pandev
Rabotniçki 04.03 (14:00) Skopje
Bregallnica 05.03 (14:00) Shkëndija
Makedonija Gj.P 05.03 (14:00) Tikveshi
Pobeda 05.03 (14:00) Sileksi
Struga Trim Lum e lirë

Leave a Reply