Zenku te Struga Trim Lum zgjodhi nr.18, ja arsyeja!

Shaban Zenku të shtunën e 13 janarit u prezantua te Struga Trim Lum. Epiteti prej kampioni dhe struktura organizative e skuadrës strugane, shtyen kërçovarin e talentuar për t’iu bashkuar skuadrës së trajnerit Shpëtim Duro, i cili njihet si një trajner që ju jep mundësinë futbollistëve të rinj.

Kjo ishte edhe një arsye tjetër shtesë për 19-vjeçarin Zenku, i cili te Struga Trim Lum do të mbajë veshur fanellën me numër 18.

Në pyetjen tonë, se pse zgjodhi pikërisht këtë numër, Zenku tha se i njëjti i kishte sjellë fat me fanellën e përfaqësueses U19 të Maqedonisë, ndërsa beson se do i sjellë edhe me fanellën e skuadrës strugane.

“Numri 18 ishte zgjidhje e imja personale. U vendosa për këtë numër pasi me të njëjtin kam realizuar shumë gola dhe kisha shumë suksese me përfaqësuesen e Maqedonisë, ndërsa të njëjtën gjë, shpresoj ta bëjë edhe me fanellën e Struga Trim Lum, te e cila skuadër hasa në një mikëpritje shumë të madhe” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, futbollisti më i ri i Struga Trim Lum, Shaban Zenku, i cili është një ndër futbollistët e rrallë shqiptarë që ka provuar veten të luaj me tre përfaqësuese, edhe atë me Kosovën, Shqipërinë dhe së fundmi edhe me Maqedoninë. (infOSport.mk)

Leave a Reply