Struga Trim Lum që të dielën mund të shpallet kampion i Maqedonisë

Struga Trim Lum, skuadër kjo që nga fillimi e deri në xhiron e 30-të rrishtazi ka mbajtur pozitën e parë në renditjen tabelare në Ligën e Parë, sezonin impresionues me titullin e kampionit mund ta mbyll që në xhiron e ardhshme, atë të javës së 31-të, që në program është të dielën, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Shpëtim Duro në terren vendas do të mirëpret Sileksin, dhe me fitore eventuale kjo skuadër mund të shpresonte tek titulli kampion dy xhiro para fundit, gjithnjë nëse në Çair, FC Shkupi do ti shkëpuste një pikë, apo do të fitonte në duelin ndaj rivalit të madh, Shkëndijës.

Kësisoj, Struga Trim Lum do të arrinte në kuotën e 62 pikëve, ndërsa Shkëndija edhe me barazim (55 pikë) nuk do të mund të shpresonte më tek titulli, pavarësisht që në xhiron e 32-të do të mirëpristi Struga Trim Lumin në Tetovë.

Mirëpo këto janë vetëm disa nga kalkulimet e javëve të fundit të sezonit 2022/23, që edhe përfundimisht emrin e kampionit të ri të Maqedonisë do të na jap me 14 maj, kur janë paraparë të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 33-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply