Habil Ajeti ndihmës seleksionues i përfaqësueses së volejbollit të Maqedonisë

Habil Ajeti, njëri prej volejbollistëve më të mirë shqiptarë në vend dhe rajon, është emëruar zëvendës seleksionues i përfaqësueses së volejbollit të Maqedonisë. Kështu Habil Ajeti pas shumë çmimeve e titujve si lojtar aktiv, tashmë merr vlerësimin e rradhës edhe në cilësinë e trajnerit.

Ajeti do të jetë ndihmës i Joshko Milenkovskit, i cili pas plotë 15 viteve rikthehet të udhëheq përfaqësuesen e volejbollit të Maqedonisë.

Milenkovski  ditë më parë publikoi listën e volejbollistëve tek të cilët do të llogarisë për ndeshjet në Ligën e Artë Evropiane CEV 2023, në të cilën Maqedonia do të jetë bashkëorganizatore bashkë edhe me Italinë, Bullgarinë dhe Izraelin.

Maqedonia në këtë europian do të paraqitet në grupin “C”, së bashku me Poloninë, ish kampionët olimpik të Holandën, Çekinë, Danimarkën dhe Malin e Zi.

Këto ndeshje do të zhvillohen në Shkup, ndërsa ndeshjen e parë në kuadër të europianit, Maqedonia do ta zhvillojë kundër Danimarkës me 30 gusht, derisa ndeshjen e fundit me 6 shtator kundër Çekisë.

Para nisjes së këtij europiani, përfaqësuesja e Maqedonisë në volejboll do të grumbullohet në Mavrovë, ku do të zhvillojë fazën përgatitore. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply