Hisar Ali nuk ndalet së shënuari, realizon edhe në finalen e Kupës përballë Bregallnicës (VIDEO)

Sulmuesi i talentuar “kuqezi”, Hisar Ali realizoi golin e dytë  për Shkëndijën, duke ndihmuar në këtë mënyrë skuadrën e tij U16 për të fituar trofeun e Kupës për edicionin 2022/23, raporton “infOSport.mk”.

Pionerët e rinj të Shkëndijës regjistruan fitore 3:2 ndaj skuadrës nga Shtipi, ndërsa përveç, Hisar Ali, për “kuqezinjtë” realizuan edhe Albion Musliu dhe Edis Bajrami.

Kujtojmë, Hisar Ali është një ndër golashënuesit më të mirë te Shkëndija, për të cilën skuadër gjatë sezonit aktual ka shënuar mbi 25 gola, ndërsa gjithashtu është pjesë e pandarë edhe e përfaqësueses U16 të Maqedonisë, për të cilën shënon thuajse në çdo ndeshje.

Kujtojmë, Shkëndija e Tetovës, sa u përket gjeneratave të reja, do të luaj edhe në dy finale tjera, edhe atë me gjeneratën U18 dhe U19. (infOSport.mk)

Leave a Reply