Xherdan Shaqiri mbetet futbollisti më i paguar në MLS amerikane

Xherdan Shaqiri, që tashmë disa vite me rradhë mbron me mjaft sukses ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës, edhe më tej mban epitetin e futbollistit më të paguar në MLS ligën amerikane të futbollit, njoftojnë nga kjo lidhje.

Shaqiri që nga viti 2022 është pjesë e skuadrës së Çikago Fajr, te e cila skuadër ka një pagë bazë prej 7.35 mln dollarësh, e cila arrinë gjithsej 8.153.000 dollarë.

Edhe vitin e kaluar kosovari ishte futbollisti më i paguar në ligën amerikane të futbollit, ndërsa ashtu po ndodh edhe këtë vit.

Ish sulmuesi i Napolit, Lorenco Insijne, që mbron ngjyrat e Torontos, renditet i dyti me një pagë prej 7.5 mln dollarësh, ndërkohë në vendin e tretë është meksikani Çiçarito nga rradhët e LA Gallaksi, me një pagë vjetore që arrinë shifrën e 7.4 milion dollarëve.

Ndryshe, skuadra e Torontos, është skuadra që paguan më së shumti për pagat e futbollistëve, gjithsej 25.7 milion dollar, ndërsa menjëherë pas tyre ndodhet LA Gallaksi, që në përgjithësi për rrogat e lojtarëve në vit harxhon 23.5 milion dollarë. (infOSport.mk)

Leave a Reply