
Të paktën 12 njerëz vdiqën dhe disa të tjerë u plagosën nga një rrëmujë që u shkaktua në një stadium futbolli në kryeqytetin e El Salvadorit, San Salvador, të shtunën, raporton BBC.
Incidenti ndodhi gjatë një ndeshjeje midis ekipit vendas Alianza dhe ekipit Fas të Santa Anas në stadiumin “Monumental”.
Presidenti i vendit, Nayib Bukele, e përshkroi ngjarjen si “të paprecedentë” dhe theksoi se do të nisë hetimet.
Rrëmuja ndodhi pasi një numër i madh tifozësh u përpoqën të hynin në stadium edhe pse portat ishin mbyllur.
Autoritet vendore besojnë se disa tifozëve u janë shitur bileta false, ndërsa kjo ka bërë që autoritetet përgjegjëse të El Salvador të kenë nisur veçmë hetimet.
🔞🚨🇸🇻 – STRONG IMAGES🔞: Fans knocked down an access gate, causing a human stampede. So far, three deaths, several injuries and dozens of fainting have been reported. #CUSCATLANSTADIUM – #ElSalvador. pic.twitter.com/7I8vqe6QCB
— The informant 🔥🗞 (@theinformantofc) May 21, 2023