Nuk kanë të ndalur largimet nga Gostivari!

Nuk kanë të ndalur largimet nga rradhët e Gostivarit, skuadër kjo që edicionin e ri do të luaj në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse kjo skuadër doli të jetë më e mira në Ligën e Dytë, duke e mbyllur pa asnjë disfatë, si duket në Ligën e Parë do të futet me forca krejtësisht të reja, sidomos në repartin ofenziv, aty ku tashmë janë larguar dy violinat e para, Antonio Kalanoski dhe Simeon Hristov.

Edhe ky i fundit, njëjtë sikurse edhe golashënuesi më i mirë, Kalanoski, ishte ulur në tavolinën e bisedimeve, mirëpo të njëjtat nuk kishin rezultuar me sukses. Palët nuk ishin dakorduar me kushtet e reja, ashtu që në fund kishin vendosur që të ndajnë rrugët.

Kujtojmë, përveç dyshes sulmuese, Kalanoski-Hristov, sezonin e ri pjesë e Gostivarit nuk do të jenë edhe mesfushori, Vildan Kerim dhe mbrojtësi, Darko Stojanov. (infOSport.mk)

Leave a Reply