Shkupjani Xhihan Adili i ka dhënë fund qëndrimit të tij te Drenica, skuadër kjo që e humbi statusin e skuadrës elitare në Kosovë, njofton “infOSport.mk”.
20-vjeçari Adili skuadrës së Drenicës iu bashkua vetëm në fund të muajit shkurt, ndërsa brenda 3 muajve i njëjti me fanellën e skuadrës drenicake, regjistroi 3 paraqitje.
Mesfushori Adili është prodhim i shkollës së FC Shkupit, teksa hapat e parë si futbollistë profesionist i kishte bërë në Ligën e Dytë me skuadrën e Korabit nga Dibra. Gjatë karrierës së tij, Adili, i cili më shumë shquhet si mesfushor difenziv, por që pa probleme luan edhe në mbrojtje, kishte luajtur edhe me Bellasicën e Strumicës.
Tashmë si një agjent i lirë, i njëjti ka gjasa të rikthehet sërish në futbollin vendor, mirëpo duke mos përjashtuar këtu edhe ndonjë transferim në rajon. (infOSport.mk)