Ja sa miliona euro arkëtoi Interi pas triumfit në Kupë

Interi i ka shtuar edhe 9 milionë euro të tjera në konto pas triumfit në finalen e Kupës së Italisë, kur me përmbysje mundi Fiorentinën.

4.5 milionë euro vlejti trofeu, ndërkohë që rreth 2.5 milionë euro shkuan për secilën prej finalisteve (përfshirë të drejtat televizive).

Jo vetëm kaq, pasi 2 milionë euro për secilën prej finalistëve erdhën edhe nga biletat e stadiumit (45% e totalit shkon për secilin nga dy klubet).

Nga ana tjetër Fiorentina arkëtoi 4.5 milionë euro, ndërkohë që të dyja klubet janë automatikisht pjesë edhe e formatit të ri të Superkupës me 4 skuadra që do të zhvillohet në Lindjen e Mesme, ku minimalisht çdo skuadër do të përfitojë 2 milionë euro.

Leave a Reply