Mirsad Jonuz në krye të Voska Sport!?

Mirsad jonuz është një ndër kandidatët e mundshëm për të marrë drejtimin e Voska Sport, skuadër kjo që gjatë ditës së sotme njoftoi për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin e deritanishëm, Berat Imeri.

Edhe pse me këtë të fundit, skuadra shqiptare nga Ohri siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Parë, deri te vazhdimi i bashkëpunimit nuk erdhi, ashtu që tashmë drejtuesit e Voska Sport po mendojnë pasuesin e tij.

Burime të afërta me “infOSport.mk”, bëjnë me dije se kanë bërë kontaktet e para me trajnerin Mirsad Jonuz, i cili së fundmi drejtoi Skopjen.

Strategu 61-vjeçar drejtimin e skuadrës nga Hekurana e Shkupit e morri me 6 mars të këtij viti, me të vetmin qëllim për ta shpëtuar atë nga rënia, mirëpo pasi nuk i’a doli të bëjë një gjë të tillë, i njëjti ofroi dorëheqjen para drejtuesve të klubit  menjëherë pas disfatës ndaj Vardarit në ndeshjen e balotazhit me 21 maj.

Kujtojmë, Mirsad Jonuz, gjatë karrierës së tij ka drejtuar ekipe të ndryshme si Rabotniçki, Pobeda, Nea Salamis dhe Eginiakos në Greqi, Vllazninë e Shkodrës si dhe skuadrën e Lusail nga Katari, përderisa gjatë periudhës 2009-2011 ka qenë seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë.

Ai gjithashtu një periudhë bukur të mirë e kishte drejtuar edhe përfaqësuesen shpresa të vendit tonë. (infOSport.mk)

Leave a Reply