Vëllazërimi i pafat në short, edhe vitin tjetër do luaj në Ligën e tretë

Vëllazërimi nuk pati aspak fat në shortin plotësues për inkuadrimin e dy skuadrave të fundit nga gjithsej 3 që ishin në garë për të plotësuar dy vendet e fundit në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”.

Ishte pikërisht skuadra nga Kërçova që u tërhoq në short, duke humbur kështu mundësinë e të luajturit në Ligën e Dytë për edicionin e ardhshëm 2023/24, aty ku do të ketë vend për Osogovën nga Koçani dhe Novacin nga Novaci. (infOSport.mk)

Leave a Reply