Shkon në 6 numri i largimeve nga Gostivari

Gostivari edicionin e ri do të luaj në Ligën e Parë, aty ku me siguri se e presin sfida shumë më të rënda. Një gjë të tillë e kanë të qartë edhe vetë drejtuesit e skuadrës, që për momentin kanë filluar me spastrimin e skuadrës, me qëllim që të ju lënë hapësirë prurjeve të reja, që do të jenë më se adekuate, për një paraqitje sa më të denjtë në Ligën e Parë.

Pas Antonio Kalanoskit, Darko Stojanovit, Vildan Kerim dhe Simeon Hristov, dy futbollistët e rradhës që nuk do të jenë pjesë e Gostivarit në sezonin e ri, janë Gordijan Hristovski dhe Suhejb Rushiti.

“infOSport.mk” për 4 largimet e para, ato të Kalanoskit, Stojanovit, Kerimit dhe Hristovit, kishte njoftuar që ditë më parë, ndërsa sot erdhi konfirmimi edhe nga vetë drejtuesit e Gostivarit, që përmes faqes së tyre falënderuan të gjithë këta futbollistë, përfshirë këtu edhe dyshen Hristovski dhe Rushiti.

Kujtojmë, Gostivari edicionin e kaluar në Ligën e Dytë ishte skuadra më e mirë, pa asnjë disfatë, duke siguruar kualifikimin e drejtëpërdrejtë në Ligën e Parë, bashkë edhe Voska Sport, skuadër kjo që pak më parë njoftoi për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Berat Imeri. (infOSport.mk)

Leave a Reply