Maqedonia e Angellovskit mundi Rabotniçkin, shënon edhe Fatih Ismaili

Të përzgjedhurit e seleksionuesit të Maqedonisë, Igor Angellovski, për mini kampin që zgjati 3 ditë, kanë arritur fitore 2:0 përballë Rabotniçkit në ndeshjen kontrolluese e cila u zhvillua sot në fushën pranë FFM-së në Shkup.

Kjo ndeshje ishte një kontrolluese e mirë dhe takim interesant në të cilin seleksionuesi i përfaqësueses futbollistike të vendit tonë, kishte hapësirë për të parë potencial eventual për ndeshjet e përfaqësueses në të ardhmen.

Golin e parë për të përzgjedhurit e Angellovskit e shënoi sulmuesi i Shkëndijës, Lupçe Doriev në minutën e 15-të, ndërkohë golin e dytë e realizoi futbollisti i FC Shkupit, Fatih Ismaili në minutën e 65 për rezultat final 2:0 për ekipin e seleksionuesit Igor Angellovski.

Është ky një super lajm për trajnerin e FC Shkupit, Hasan Ozer, pasi falë paraqitjeve të fundit në Turqi, por tashmë edhe në këtë  mini kamp, Fatih Ismaili, po dëshmon se kalënë mbrapa dëmtimin, që e kishte nxjerrë për disa muaj jashtë fushave. Ismaili pa dyshim se do të jetë një forcë shtesë për FC Shkupin në stinorin pranveror në krahun e majtë, aty ku mund të luaj në të trija pozicionet, mbrojtës i majtë, mesfushorë i majtë, por edhe si sulmues i majtë.

MAQEDONIA
FORMACIONI I PARË: Zahov, Kitanovski, Manev, Liçina, Ashkovski, Totre, Radeski, Stoilov, Doriev, D. Elezi, Cvetanovski.
BANKINA REZERVË: Jankov, Timovski, Sheji, Ismaili, A. Elezi, Adem, Stankovski, Gjorgjievski, Ibishi.
 
RABOTNIÇKI
FORMACIONI I PARË: Mustafa, Ristevski, Kirovski, Gjorgjeviq, Pecov, Stojkov, Todorovski, Ristovski, Stojkoski, Gjurgjeviq, Stankovski.
BANKINA REZERVË: Gerasimovski, Zekiri, Zuka, Lazarov, Angelov, Rushtu, Maksimov, Petkovski, Jeftoski, Prelçec.

Leave a Reply