U shpall kampion me Struga Trim Lum, Merxhani rikthehet te Shkëndija

Zija Merxhani pas një sezoni të mrrekullueshëm te Struga Trim Lum, me të cilën skuadër u shpall kampion i Maqedonisë, do të rikthehet në vendlindje, duke veshur sërish fanellën e Shkëndijës.

Burime të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se Merxhani ka arritur akordin me drejtuesit e Shkëndijës dhe se gjatë këtyre ditëve i njëjti do të prezantohet me fanellën “kuqezi”.

Mbrojtësi i krahut të majtë edicionin që lamë pas me Struga Trim Lum zhvilloi 27 ndeshje, duke regjistruar 2 gola dhe 4 asistime.

Kështu 27-vjeçari vetëm pas një viti rikthehet te Shkëndija, për të cilën skuadër numëron 33 ndeshje në kuadër të Ligës së Parë.

Kujtojmë, Shkëndija gjatë kësaj merkatoje deri më tani ka konfirmuar vetëm mbrojtësin, Mevlan Adili. (infOSport.mk)

Leave a Reply