Marko Jovanovski i mbetet besnik FC Ferizajit

Marko Jovanovski do vazhdojë të luaj në futbollin kosovar. Gardiani shkupjan ka vazhduar besnikërinë ndaj Ferizajit, të cilës skuadër iu bashkua janarin e këtij viti. Edhe pse me Ferizajin nuk arritën të sigurojnë mbijetesën, duke humbur statusin e skuadrës elitare vetëm pas ndeshjes së balotazhit, palët kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin.

Siç mëson “infOSport.mk”, Jovanovski me Ferizajin ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa i njëjti edicionin e ri për trajner te Ferizaji do të ketë një ndër trajnerët më të mirë kosovar, Ismet Munishi.

Ky i fundit gjatë ditës së sotme u prezantua nga ana e presidentit Lulzim Abazi, bashkë edhe me drejtorin e ri sportiv, Arsim Abazi.

Gjithë këto emra garantojnë një sezon të bujshëm për Ferizajin, skuadër kjo gjithashtu gjatë ditës së sotme njoftoi për vazhdimin e bashkëpunimit për një vit tjetër me sulmuesin Betim Haxhimusa. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply