Konfirmohet lajmi i infOSport.mk”, Shkëndija prezanton Ardian Limanin e Dritës së Gjilanit

Ardian Limani është futbollisti më i ri i Shkëndijës, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë dy vjeçare. Bëhet fjalë për një futbollistë 29-vjeçar, i cili luan në qendër të mbrojtjes. Ai te Shkëndija pritet të zëvendësojë kapitenin Egzon Bejtullai, i cili nuk pranoi të vazhdojë kontratën me “kuqezinjtë” nga Tetova.

“Ndjenja është jashtëzakonisht e mirë të veshësh fanellën e Shkëndijës, sepse e dimë gjithë çfarë historie ka Shkëndija, çfarë klubi i suksesshëm është dhe çfarë klubi korrekt është ndër vite. E kam pa që Shkëndija ka tifozë shumë të flaktë “Ballistët” të cilët e duan klubin shumë, duan të fitohen trofe. Kjo më ka shtyrë të vija këtu sepse kur ke një klub ambicioz që synon trofe, normal që ndjen se duhet të jeshë pjesë e asaj skuadre“, shprehet Ardian Limani për Shkëndija Channel.

Limani te Shkëndija vjen nga rradhët e skuadrës së Dritës së Gjilanit, pjesë e së cilës skuadër ishte që në moshë të re. Ai me këtë skuadër kaloi të gjitha grupmoshat, duke arritur të luaj edhe me ekipin e parë të Dritës, me të cilën skuadër numëron edhe dy tituj kampion, ndërsa një tjetër titull kishte fituar edhe me Feronikelin.

Lajmin për transferimin e Limanit te Shkëndija, “infOSport.mk”, e kishte paralajmëruar që dy javë më parë. (infOSport.mk)


LEXO GJITHASHTU: Shkëndija gati të transferojë kapitenin e Dritës së Gjilanit!


 

Leave a Reply