Shkëndija gati të transferojë kapitenin e Dritës së Gjilanit!

Ardian Limani, një ndër futbollistët më jetëgjatë te Drita e Gjilanit, mund të jetë një ndër përforcimet më të bujshme të Shkëndijës në këtë afat kalimtar në prag të ndeshjeve europiane, njofton “infOSport.mk”.

Limani gjatë ditës së sotme edhe përfundimisht i ka dhënë fund dashurisë me Dritën e Gjilanit, fanellën e së cilës skuadër e kishte bartur plotë 9 sezone, duke zhvilluar më shumë se 300 ndeshje.

Ai ishte shpallur dy herë kampion me këtë skuadër, ndërsa njëherë tjetër në karrierën e tij, një gjë të tillë kishte bërë edhe me Feronikelin.

Burime të besueshme pranë ‘infOSport.mk” bëjnë me dije se transferimi i 29-vjeçarit Limani te Shkëndija do të merrte ngjyrë edhe më shumë, në rast se në bankinën e skuadrës tetovare do të ulej Ardian Nuhiu, me të cilin drejtuesit “kuqezi” janë në bisedime e sipër tashmë disa ditë.

Leave a Reply