Ja çfarë po heq Heung Min-Son në ushtrinë koreane!

Ylli i Kombëtares së Koresë së Jugut, Heung-Min Son, njëherit anëtarë i skuadrës së njohur angleze të Totenhamit, aktualisht po kryen shërbimin ushtarak në vendlindjen e tij. Edhe përkundër famës që ka Son, ai asessi nuk mundi t’i shpëtojë shërbimit ushtarak.

Ai madje ushtrimeve që po ju nënshtrohet në ushtrinë e Koresë së Jugut, ju ngjajnë një marinsi të vërtetë.

Siç raportojnë nga Korea e Jugut, lidhur më kuriozitetin e testeve të cilat përgatitet që të zhvillojë sulmuesi i Totenhamit, ato do të jenë vërtet një provë e rrezikshme, por mbi të gjitha një universitet në vete, duke nisur nga testet fizike e deri te ato shkencore.

Fillimisht Son do të mësojë se çfarë do të thotë të menaxhojë armët e rënda të luftës, si automatikët.

Në të njëjtën kohë ai do të ekspozohet kundrejt gazrave lotësjellës e biologjikë, për të testuar maskat e situatave të ndryshme të luftës, por në të njëjtën kohë duhet të provojë të fitojë edhe duelet jetike një kundër një, ndonëse artet marciale në Korenë e Jugut janë diçka e detyruar që mësohen që në shkollat fillore.

Duke mbetur te testet fizike, Son do t’i nënshtrohet edhe një prove force rraskapitëse prej 30 kilometrash, të cilën duhet ta kryejë brenda një minutazhi të caktuar edhe me një çantë prej 25 kilogramësh mbi shpatulla, e cila është e pajisur me pajimet luftarake të një ushtari koreano-jugor.

Në të njëjtën kohë, Son do i duhet të studiojë edhe përzierjet e mundshme kimike e biologjike, duke nisur nga përzierjet e kimikateve të ndryshme e deri te njohja me teknologjinë bërthamore.

Me pak fjalë, për sulmuesin e Totenhamit ushtria nuk do të jetë aspak një stërvitje, apo mundësia për të fituar ndonjë kopertinë reviste të sukseshme në vend. Mbetet të shihet pas kësaj sfide sa kohë do t’i duhet të rikuperohet për të qenë gati për ndeshjet futbollistike me skuadrën e tij.

Leave a Reply