Çallandes: Ndeshja ndaj Maqedonisë më mirë të luhet në dhjetor

Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës,  është shtyrë dy herë shkaku i pandemisë “Covid-19”.

Fillimisht ndeshja ishte caktuar të zhvillihet me 26 mars, që më pas të shtyhet për me 4 qershor, mirëpo tashmë është vendosur që të zhvillohet në një prej muajve të fundvitit – shtator, tetor apo nëntor, edhe pse për seleksionuesin e përfaqësueses së Kosovës, Bernard Çallandes, ndeshja kundër Maqedonisë së Veriut do të ishte ideale të zhvillohej në dhjetor.

Strategu zviceran në një intervistë për emisionin sportiv të KTV-së “Sporti Total”, ka thënë se ekipi tij do të ishte më i përgatitur për ta zhvilluar ndeshjen në dhjetor.

“Mendoj se mundësia për t’u luajtur, shpresoj të jetë në dhjetor, është situatë e mirë për ne, pasi mund ta përgatisim më mirë ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut. Do të jenë edhe gjashtë ndeshje të Ligës së Kombeve, në shtator, tetor dhe nëntor. Dhe, për ne është një mundësi e mirë për t’u përgatitur, mendoj se mund të jemi më të përgatitur për dhjetor se tani”, ka thënë Çallandes.

Leave a Reply