Bombë nga Spanja! Reali ka arritur marrëveshje me Mbape

Kylian Mbape sezonin e ri futbollistik me shumë gjasa do të luaj te një ndër skuadrat më të trofeshme në Botë, Real Madridi. Sulmuesi francez i cili aktualisht është pjesë e kampionëve të Francës, Paris Sen Zhermen, asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”, aty ku krahëhapur e pret bashkëpatrioti i tij, Zinedin Zidan, aktualisht trajner i skuadrës “madrilene”.

Siç raportojnë mediat në Spanjë, Mbape me Realin e Madridit ka arritur marrëveshje që para përhapjesë së pandemisë “COVID 19”.

Një gjë të tillë ka konfirmuar edhe ish futbollisti i PSZH-së, Zherom Roten.

“Ata kishin një marrëveshje dhe PSZH ishte pajtuar që Mbape të transferohej te Real Madridi. Koronavirusi mund t’i ndryshojë gjërat, por një gjë është e sigurtë, transferimi i Mbapes te Real Madridi do të ndodh herët apo vonë”, – ka thënë Roten.

Mbape gjatë sezonit aktual me PSZH-në në 33 ndeshje ka shënuar 30 gola, 18 prej të cilëve në “Ligue 1”, ku ka zhvilluar 20 ndeshje.

Leave a Reply