Përveç Bardhit dhe Sadikut, edhe një shqiptarë tjetër pjesë e Levantes!

Talentët shqiptarë dita ditës po shtohen, edhe atë duke bërë shumë zhurmë në skuadrat apo kampionatet ku luajnë. Nëse në  ekipin e parë të Levantes, është Enis Bardhi, ai i cili po bënë zhurmë me super golat e tij në ndeshjet e La Liga-s, tek ekipi i të rinjëve të skuadrës nga Valencia është Florent Shehu, ai i cili me paraqitjet e tij po mahnit stafin drejtues të Levantes.

Ndryshe bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 16-vjeçar që luan për ekipin U17 të Levantes, ndërsa njëkohësisht mbron edhe ngjyrat e përfaqësueses U17 të Zvicrës. Ai së fundmi ishte pjesë e dy ndeshjeve miqësore ndaj Sllovenisë në fund të muajit gusht, duke luajtur titullarë që në të dyja përballjet që u mbyllën me barazime (2:2, 1:1). Shehu është me origjinë nga Kosova, ndërsa luan si mesfushorë. Ai është një futbollistë që ka një teknik shumë të madhe, është driblues i mirë, ndërsa në shumicën e ndeshjeve bënë diferencën në lojë.

Florent Shehu me Levanten ka kontratë edhe për një vit, mirëpo drejtuesit e skuadrës nga Valencia do ta kenë shumë të vështirë për ta mbajtur talentin shqiptarë në rradhët e tyre, kjo për shkak interesimit të skuadrave gjigande si Real Madrid, Mançester Siti, Arsenal dhe Borusia Dortmund.

Leave a Reply