Bujar Osmani me tren drejt Mançesterit në përkrahje të përfaqësueses së Maqedonisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili ndodhet për vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar me ftesë të Sekretarit të Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Xhejms Klleverlli, me tren dhe me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, ku mban mbiemrin e tij (OSMANI), është nisur drejt Mançesterit në përkrahje të përfaqësueses së Maqedonisë, që sonte do të përballet me Anglinë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024, ku Maqedonia bënë pjesë në grupin “C”, së bashku edhe me kombëtaret tjera (përveç Anglisë), si: Ukraina, Italia dhe Malta.

Maqedonia pas dy xhirove të zhvilluara me vetëm 3 pikë renditet në pozitën e katërt, ndërkohë Anglia me pikë maksimale mban pozitën e parë në renditje.

Mbetet të shihet nëse ministri i jashtëm Bujar Osmani do ti sjellë fat përfaqësueses së Maqedonisë sonte në takimin që do të zhvillohet në stadiumin “Olld Traford”.

Osmani gjatë ditës së sotme në mënyrë sportive shkëmbeu fanellat me kolegun e tij britanik, Xhejms Klleverlli, me të cilin me siguri do të ndjekin ndeshjen edhe nga tribunat e stadiumit legjendarë të Mançesterit.

Kujtojmë Maqedonia deri më tani kundër Anglisë ka luajtur plotë 4 herë, ndërsa vlen të theksohet se në të dyja ndeshjet e zhvillluara në tokën angleze, “verdhekuqtë” nuk janë mundur, duke barazuar përballë Albionit Krenar. (infOSport.mk)

Leave a Reply