Ashtu siç e paralajmëruam, ashtu edhe ndodhi, Struga Trim Lum përballë gjigandëve të Galatasarajit

Struga Trim Lum – Galatasaraj. Do të ishte ky një super duel, për më tepër për Struga Trim Lum, emri i së cilës skuadër do të njihej gjithandej, pasi të kesh përballë një skuadër gjigande, si ajo e Galatasarajit nuk ndodh shpesh, sidomos në ndeshje zyrtare.

Pikërisht shorti i hedhur pak më parë vuri ekipin strugan përballë gjigandit turq, ndeshje kjo që do të ndodhte, gjithnjë nëse Struga Trim Lum do të eliminonte fillimisht ekipin e Zhalgiris, kundërshtarë ky i raundit të parë.

Në rast se skuadra kampione e vendit tonë kalon ekipin lituanez, ndeshjen e parë ndaj Galatasarajit do ta zhvillonte në shtëpi me datë 25/26 korrik, ndërsa atë kthyese në tokën turke me 1 ose 2 gusht. (infOSport.mk)

Leave a Reply