E bujshme, Struga Trim Lum në raundin e dytë mund të luaj ndaj Galatasarajit

Struga Trim Lum gjatë ditës së djeshme mësoi emrin e kundërshtarit për në raundin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve. Goglat skuadrës kampione i servuan ekipin e Zhalgiris, ndërsa sot skuadra e Shpëtim Duros do të mësoj edhe kundërshtarin e raundit të dytë, gjithnjë nëse do të kalonte ekipin lituanez, njofton “infOSport.mk”.

Kështu nëse Struga Trim Lum arrinë të eliminojë ekipin e Zhalgiris, në raundin e dytë mund të takohet me gjigandët turq të Galatasarajit, por gjithsesi edhe me fituesit nga duelet Ballkani-Ludogorets dhe Linkoln – Karabag.

Emrin e kundërshtarit të dytë të Struga Trim Lum do ta mësojmë pas pak, kur edhe zyrtarisht do të hidhet shorti me fillim në ora 12:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply