Doriev pas transferimit në Uzbekistan: Mi plotësuan të gjitha kushtet, nuk mund ti refuzoja

Lupço Doriev pasi mbylli aventurën e tij 3-vjeçare me Shkëndijën, karrierën e tij e ka vazhduar në Uzbekistan, duke nënshkruar me skuadrën e PFC Sogdiana. Siç mëson “infOSport.mk” Doriev me skuadrës nga Superliga e Uzbekistanit ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, ndërsa i njëjti në një prononcim ekskluziv për portalin tonë u shpreh: “Jam shumë i kënaqur me kushtet e ofruara. Ishin më të shpejtë dhe mi plotësuan të gjitha kushtet që doja, ndaj edhe nuk mund ti refuzoja. Mund të them se jam i kënaqur 200%”.

Te skuadra e PFC Sogdiana, Doriev për trajner do të ketë malazezin Ivan Boshkoviq. Skuadra e tij e re pjesën e parë të sezonit në elitën e futbollit uzbekistanez e mbylli në pozitën e 10-të me 14 pikë të tubuara, mirëpo shpresojnë që në pjesën e dytë të ngjiten më lartë dhe të jenë të sigurtë, kur është në pyetje mbijetesa.

Doriev ka një eksperiencë të madhe në Ligën e Parë, aty ku numëron plotë 160 ndeshje dhe 51 gola të shënuar. Karrierën e kishte nisur në vendlindje te Akademia Pandev, për të luajtur edhe me Horizont Turnovën, ndërsa nga vera e vitit 2020 u bashkua me Shkëndijën e Tetovës, me të cilën skuadër vitin 2021 ishte shpallur kampion. (infOSport.mk)

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply