Xherdan Shaqiri shënon për Çikagon në SHBA (VIDEO)

Xherdan Shaqiri ka vazhduar me formë të mirë personale në elitën e futbollit amerikan MLS. Sulmuesi kosovar me pasaportë zvicerane ka realizuar golin e dytë këtë edicion, mirëpo duke mos arritur dot të ndihmojë skuadrën e tij për ti ikur disfatës në udhëtim te Orlando Siti.

Çikago pësoi disfatë 3:1, ndërsa Shaqiri, i cili këtë ndeshje e nisi si titullarë, golin e vetëm për skuadrën e tij e shënoi në minutën e 66-të, kur doli të jetë i saktë nga penaltia.

Në ato momente, Çikago zbuti epërsinë e vendasve në 2:1, mirëpo ishte një gol tjetër i shënuar në minutën e 75-të nga vendasit, që në fund regjistruan një fitore me dy gola epërsi.

Për 31-vjeçarin Shaqiri ishte ky vetëm goli i dytë këtë edicion në MLS, teksa ka bërë edhe tre asistime.

Çikago pas 20 ndeshjeve në kampionat, ndodhet në pozitën e 13-të në Konferencën e Lindjes me 23 pikë, derisa Orlando Siti me 31 pikë mban pozitën e 6-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply