Portugezi rikthehet në Serie A, e kërkojnë Interi dhe Juve!

Mbrojtësi portugez, Zhoao Kanselo bëri bujë të madhe në merkaton e janarit, kur u largua nga Mançester Siti, pas problemve që pati me trajnerin Pep Guardiola.

Kanselo iu bashkua Bajernit të Munihut në formë huazimi, por gjërat për portugezin nuk kanë ecur mirë as në “Allianz Arena”.

Mbrojtësi portugez nuk ka bindur drejtuesit “bavarez” me paraqitjet e tij, duke mos e aktivizuar opsionin e blerjes.

“Calcio Mercato”, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë gjigantët italian.

Sipas të njëjtit burim, Interi dhe Juventusi synojnë afrimin e Kanselos gjatë kësaj vere.

Inter do të tentojë huazimin e portugezit me opsion blerjeje, ndërsa “Biankonerët” janë të gatshëm ta blejnë kartonin e Kanselos, i cili në të kaluarën kishte veshur pikërisht fanellat e të dyja këtyre skuadrave.

 

Leave a Reply