Anglia U21 fiton një Europian pas gati plotë 4 dekadash (VIDEO)

Kombëtarja U-21 e Anglisë ka fituar Europianin e të rinjëve pas plot 39 vitesh.

Shpresat e “Tre Luanëve” në finalen e madhe të zhvilluar në Batumi të Gjeorgjisë mundën Spanjën me rezultatin minimal 1:0, në një sfidë që ishte shumë e luftuar nga të dyja ekipet.

Goli i vetëm në këtë finale u realizua nga Jones,  edhe atë në minutën e katërt shtesë të 45 minutëshit të parë.

Spanja tentoi të reagonte dhe në minutën e 51’ Ruiz gjeti rrjetën, por pas verifikimit në VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Portieri Trafford bëri mrekulli edhe në minutën e 90+9′, teksa priti penalltinë e Ruiz si dhe një tjetër goditje të rrezikshme të lojtarëve të Spanjës menjëherë pas penalltisë, duke luajtur rolin e heroit te kombëtarja angleze.

Në fund ndeshja u mbyll me fitoren minimale të Anglisë U21, që në këtë mënyrë rikthehet te triumfi në një Europian për herë të parë pas vitit 1984, finale të cilën e fitoi me rezultatin e përgjithshëm 3:0 ndaj po të njëjtit kundërshtar, Spanjës.

Sa u përket spanjollëve të rinj, këta numërojnë plotë 5 tituj kampion Europe, të fundit në vitin 2019. (infOSport.mk)

Leave a Reply