Shkëndija pranon gol fare në fund, ndeshja në Kardif shkon në vazhdime

Një gol i shënuar vetëm një minutë para fundit të takimit, ka bërë që ndeshja midis Haverfordëest dhe Shkëndijës të shkoj në vazhdime. Një javë më herët në Shkup, Shkëndija falë goli tët Shalës shënonte fitore 1:0, ndërsa po me të njëjtin rezultat u mbyll edhe 90-të minutëshi në Kardif, këtë herë në favor të skuadrës së Haverfordëest.

Lee Jenkins luajti rolin e heroit të skuadrës uellsiane, pasi i njëjti një minutë para fundit të takimit shënoi golin e epërsisë, duke i mundësuar skuadrës së tij vazhdimet dy herë nga 15 minuta.

Mbetet të shihet në këtë pjesë se cila skuadër do të jetë më me fat.

Të dy trajnerët kanë bërë vetëm nga dy zëvendësime, ashtu që kanë të drejtën e zëvendësimeve shtesë, me qëllim për të rifreskuar skuadrën në këto 30 minuta që do të luhen në “Cardiff City Stadium”.

Në rast se nuk do të ketë gola, atëherë penaltitë do të vendosin udhëtuesin për në raundin e dytë, aty ku i pret përballja me skuadrën e nga Ishujt Faroe, B36 Torshavn. (infOSport.mk)

Leave a Reply