Struga Trim Lum avanson ndaj Buduçnost pas 45 minutave të para, shënon sërish Ibraimi

Besart Ibraimi ka realizuar edhe golin e dytë në ndeshjen e tij të tretë me fanellën e Struga Trim Lum në garat europiane. Pas golit të shënuar në kualifikueset e Ligës së Kampionëve kundër Zhalgiris, bomberi kërçovarë realizoi edhe sot në kuadër të Ligës së Konferencës kundër Buduçnost.

Ibraimi golin e avantazhit dhe të vetmin pas 45 minutave të para e realizoi në minutën e 30-të, kur doli të jetë i pamëshirshëm këtë herë përballë portierit Pavliçiç me një goditje të saktë nga brendia e zonës.

Ibraimi kishte edhe disa raste të tjera gjatë pjesës së parë, që kaloi në dominim të plotë të skuadrës strugane, që të paktën duheshe të shënojë edhe një gol tjetër pas lojës që shfaqën të përzgjedhurit e trajnerit Shpëtim Duro. (infOSport.mk)

Leave a Reply