FC Shkupi sulmonte, Levski shënonte! Vendosën golat e brazilianëve “bullgar”

FC Shkupi ka pësuar disfatë 2:0 përballë Levski Sofjes nga Bullgaria, në ndeshjen e parë të vlefshme për turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.

Në një terren jo edhe aq të përshtatëshëm për lojë, mysafirët i’a dolën të shënojnë dy herë në rrjetën e Artan Iljazit, edhe atë nga një gol në secilën pjesë.

Që të dy golat mbajnë firmën e futbollistëve brazilian. Uelton ishte ai i cili shënoi golin e parë në minutën e 30-të, ndërsa në minutën e katërt shtesë braziliani tjetër Ronaldo përfitoi nga një harkim në zonë nga rivënia e këndit dhe nga afërsia shënoi për 2:0.

Ky gol solli pakënaqësi në mesin e futbollistëve të FC Shkupit, që u revoltuan me festën e mysafirëve, që provokuan tifozët në arenën  “Todor Proeski”, me ç’rast portieri Artan Iljazi, u ndëshkua me të verdhë.

Kur jemi tek kartonët, vlen të theksohet se ndeshja u mbyll me plotë 8 kartonë të verdhë, 5 prej të cilëve për futbollistët e FC Shkupit dhe 3 për ata të Levskit.

Tension solli edhe fundi i ndeshjes mes lojtarëve, ndërsa tensione kishte edhe në tribuna, ku nuk munguan fyerjet mes të dyja tifozërive, e ku lirisht mund të themi se në këtë pjesë fitues dolën tifozët vendas “Shvercerat”, që ishin shumë më të zëshëm dhe më në numër, duke ju mbajtur leksion tifozëllëku mysafirëve nga Bullgaria.

Ndeshja e kthimit në Bullgari zhvillohet një javë më vonë. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply