Mbyllen 45 minutat e para, kampionët e Struga Trim Lum në avantazh, në Ohër rrjetat pushojnë (VIDEO)

Janë mbylllur 45 minutat e para në ndeshjet e xhiros së parë të sezonit të ri 2023/24, derisa gola regjistruam në tre ndeshje, njofton “infOSport.mk”.

Golin e parë të sezonit të ri, e realizoi skuadra kampione e Struga Trim Lum, më saktësisht lojtari i tyre më në formë, Marjan Radeski, që në minutën e 22 kaloi në epërsi skuadrën e tij përballë Gostivarit.

Për dallim nga kjo ndeshje, në Shtip u shënuan tre gola, ashtu që pjesa e parë u mbyll 2:1 na gavor të Bregallnicës përballë Sileksit.

Fare në fund, Tikveshi avansoi përballë Makedonija GJ.P në Kavadar, ndërkohë dueli në qytetin e bukur të Ohrit midis Voska Sport dhe Shkëndijës, nuk prodhoi gola, njëjtë sikurse edhe takimi në Strumicë, midis Brera dhe Vardar. (infOSport.mk)

LPFMV, Sezoni 2023/24 – Java 1

Struga Trim Lum 1:0 Gostivari
Voska Sport 0:0 Shkëndija
Bregallnica 2:1 Sileksi
Tikveshi 1:0 Makedonija GJ.P
Brera 0:0 Vardari

Leave a Reply