Punë e kryer, Arbnor Muja “braktis” Kosovën për Shqipërinë

Arbnor Muja do të jetë futbollisti i rradhës nga Kosova që do të veshë fanellën e kombëtares shqiptare. Sulmuesi nga mitrovica aktualisht sipas “Telegrafit” ndodhet në Tiranë ku do të pajiset me pasaportë shqiptare.

24-vjeçari ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë në garat europiane. Kosova e grumbulloi për ndeshjet e muajit mars, por në atë kohë ish-trajneri Alan Zhires nuk i dhuroi minuta. Kjo bëri që lojtari të “braktisë” përfaqësuesen e Kosovës për “kuqezinjtë”.

Lojtari që luan me Royal Antëerpen do të grumbullohet nga Sylvinho për dy sfidat e muajit shtator ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë.

Muja do të jetë kështu risija e radhës e brazilianit, i cili ka insistuar për afrimin e tij.

Leave a Reply