Mançini jep dorëheqje, Italia në Shkup vjen me trajner të ri

Roberto Mançini është dorëhequr nga pozicioni i trajnerit të kombëtares së Italisë, ndërsa lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Federata italiane e Futbollit.

“Federata italiane e Futbollit njofton se ka marrë aktin e dorëheqjes të Roberto Mançinit nga detyra e trajnerit të kombëtares axurre, të cilët e ka paraqitur në mbrëmjen e së shtunës”.

Mbyllet kështu një faqe e rëndësishme e historisë së “axurrëve” me Mançinin, që ka nisur në maj 2018 dhe është mbyllur me finalet e Ligës së Kombeve 2023, atje ku Italia zuri për herë të dytë vendin e tretë pasi fitoi me Holandën, 3:2.

Në këtë periudhë, arritja më e madhe për Mançinin është titulli Kampion Europe në vitin 2020.

Duke marrë parasysh impenjimet e afërta të Italisë, kjo për kualifikueset e Kampionatit Europian 2024, ndërsa më 9 shtator do të jetë në transfertën e Shkupit ndaj Maqedonisë së Veriut dhe më 12 shtator do të presë Ukrainën, atëherë Federata italiane e Futbollit do të komunikojë shumë shpejt emrin e trajnerit të ri.

Ndër emrat e përfolur në mediat italiane, janë ai i Luçiano Spalletit dhe Antonio Kontes.

Leave a Reply